Prishja e pallateve në Kombinat/ Kërpaçi: Gjykata Administrative e Tiranës i çorri maskën korrupsionit të Rilindjes

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës për pezullimin e çdo veprimi për prishjen edhe të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Kombinat. Sipas saj, ky vendim i çorri maskën korrupsionit të Rilindjes. ”Beteja ligjore tashmë e Rindërtimit në Kombinat nuk është betejë për të fituar politikisht, por është një kazus për të gjithë shoqërinë shqiptare, se vetëm duke krijuar një frymë bashkimi komunitar me njëri-tjetrin, mund të mbroni të drejtat që ligjet ua garantojnë, por institucionet s’ua japin. Do të mbështesim në mënyrë të palëkundur që kërkesa e banorëve të respektohet dhe Rindërtimi, të realizohet aty ku aktualisht kanë shtëpitë, në kombinat”,-shkruan Kërpaçi në facebook.

Postimi i plotë

Gjykata Administrative e Tiranës i çorri maskën korrupsionit të Rilindjes nëpërmjet vendimit për pezullimin e shembjes së pallateve në Kombinat. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për qytetarët e Tiranës dhe banorët e asaj zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimet e shumta që kemi zhvilluar me ta, i kemi inkurajuar që të ndjekin të gjitha hapat e nevojshme juridike, në mbrojtje të pronës së tyre, sepse mbetemi të bindur, bazuar në prova dhe fakte se rilindja është e motivuar për abuzim me fondet e rindërtimit, sesa lehtësimi i pasojave që tërmetet kanë shkaktuar tek qytetarët e prekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

E në fakt, vendimi i marrë nga gjykata na bën të ndjehemi krenarë per pozicionin parimor që kemi mbajtur për këtë çështje, të cilën e kemi ndjekur që në hapat e parë, duke dhënë mesazhin, që kur nuk i përdor njerëzit për të fituar politikisht, fitues jemi të gjithë!

Beteja ligjore tashmë e Rindërtimit në Kombinat nuk është betejë për të fituar politikisht, por është një kazus për të gjithë shoqërinë shqiptare, se vetëm duke krijuar një frymë bashkimi komunitar me njëri-tjetrin, mund të mbroni të drejtat që ligjet ua garantojnë, por institucionet s’ua japin. Do të mbështesim në mënyrë të palëkundur që kërkesa e banorëve të respektohet dhe Rindërtimi, të realizohet aty ku aktualisht kanë shtëpitë, në kombinat!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?