FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Privatizimi i OSSH, Balla: Policia ta sjellë “zvarrë” në komision Berishën

Ish kryemimistri Sali Berisha është thirrur për herë të tretë në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së, por që nuk është paraqitur. Kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla është shprehur se do t’i bëjë shkresë policisë për shoqërimin me forcë të Berishës.

“Shkresë policisë për shoqërimin me forcë të shtetasit Sali Berisha. Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit”, tha Balla.

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka nisur punën që në prill të këtij viti. “Komisioni punon sipas Kushtetutës dhe thirrja e dëshmitarëve bëhet me një vendim të ndërmjetëm. Pra, nëse ne do të vendosim me vendim të ndërmjetëm që të thërrasim dëshmitarët forcërisht atëherë do të zbatohet ligji dhe vendimi”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?