FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Procedimi penal, Basha: Veprim qesharak i hetuesisë Rama-Marku

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të bashkohen në rrugën e nisur duke nënvizuar se askush nuk mund t’i arrestojë të gjithë opozitarët. I pyetur për procedimin e nisur nga policia për protestën e së enjtes, Basha tha se ky është veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku.

Basha: Është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq atë që kemi paralajmëruar prej kohësh dhe tani Edi Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë.

Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11 kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?