FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria kërkon arrestimin e tij, Ervin Salianji del në konferencë për mediat

Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas vendimit të Apelit, ku u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë, teksa sot Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit ekzekutimin e vendimit.

“Çfarë e detyroi Ramën dje të reagonte për vendimin, kur ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e drejtësisë. Ishte i tërbuar pas vendimit.

Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj, trafikanti ndërkombëtar, si vëllai i tij në atë kohë ministër, dhe Rama nuk patën asnjë reagim për 5 vite më radhë, u fshehën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi publik ka qenë si rallëherë në unison kundër kësaj stisje në emrin tim. Unë kam një kontribut të gjatë në PD. Kam denoncuar afera korruptive që kanë tërbuar Ramën dhe ministrat e tij, nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por si një politikan i ri i opozitës që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?