FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pronari i news24 dhe “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu sulmon ashpër kryeministrin Rama

Sot ka zhvillime te reja në raportet e pronarit të news24 dhe grupit “Hysenbelliu Group” me kryeministrin Rama.

Mësohet se policia dhe institucionet në varësi të ministrisë së shendetsisë kanë shkuar për të zbatuar një vendim qeverie dhe te KKRT për kalimin e dy godinave në mjediset e “Prestige Resort” në pronësi të Shërbimit Social Shtetror.

Por pala e “Hysenbelliu Group” ka kundërshtuar VKM me argumentin se çështja është në gjykatën administrative në shkallën e parë. Ndërkohë përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetror kanë hyrë brenda mjediseve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij veprimi ka dalë Irfan Hysenbelliu, pronari i kompleksit dhe grupit “Hysenbelliu Group” i cili ka folur në kanalin e tij televiziv, News24.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera Hysenbelliu ka akuzuar fort dhe egër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur edhe të çmendur. Ai iu drejtua publikut se nuk duhet të votojnë me 14 maj për Edi Ramën dhe PS, pasi e ka kthyer Shqipërinë në vend korrupsioni gjigand dhe hakmarrje politike. Me pas Hysenbelliu theksoi se ai shiti gjithë ministrat e tij duke nënvizuar se nuk mundet të vepronin ata pa lejen e kryeministrit.

Me tej ai iu drejtua ambasadorëve të huaj që të mos heshtin më.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?