FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e opozitës, Xhafaj: E paligjshme. Vlerësim policisë

Në një reagim në Twitter, ndaj mosbindjes civile të opozitës me 3 orë bllokim të 4 akseve rrugore, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj theksoi edhe një herë se protesta ishte e paligjshme, ndërsa falënderon qytetarët për durimin, ndërsa vlerëson strukturat e policisë.

Postimi i plotë i Xhafajt

Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?