Protesta në PD, Veliaj: Ajo që ndodhi nuk ndihmon imazhin e vendit, vetëm gjenerata e të rinjve sot mund ta ndryshojë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar për herë të parë përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për godinën që shërben si seli e PD-së. Duke folur në një bashkëbisedim me drejtuesit dhe presidentët e shkollave të mesme në Tiranë, Veliaj tha se ajo që ndodhi përpara disa ditësh nuk ndihmon imazhin e Shqipërisë.

“Fatkeqësisht, për një pjesë të madhe të botës, jo tonën, Shqipëria është akoma ajo e 97-ës. Ajo që ndodhi përpara disa ditësh nuk ndihmon me imazhin tonë. Si t’ia shpjegosh një të huaji që ajo ishte diçka e izoluar, është sherr për godinën e një nga 30 partitë? Nuk ia shpjegon dot se ai sheh vetëm atë imazh dhe thotë: ‘Bo bo! Këta qenkan akoma në 97-98!’ Sfida e madhe që kemi është që, nëpërmjet këtyre aktiviteteve, të cilat sigurisht do të përfshijnë të rinj nga e gjithë Europa, të punojmë pak për imazhin e vendit”. Po ashtu ai i ftoi të rinjtë të aplikojnë për projektet që do të zhvillohen në kuadër të Kryeqytetit Europian të Rinisë.

Veliaj nënvizoi se gjenerata e re ka shansin që të sjellë një mentalitet të ri. ”Mjafton të shikoje ato skena me njerëz që kanë rrezikuar jetën për 30 vite për partitë duke hipur nëpër shkallë e me shkopinj në duar, ajo skenë ma thyen zemrën, por nuk e ndryshon dot. Nëse ai që në ‘92 ka vënë zjarr për partinë, nuk mund të ndryshojë dot tani, por gjenerata e sotme mund të ndryshojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?