FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat, paditen 34 deputetë dhe 60 protestues

Të martën opozita do të jetë sërisht në rrugë me mosbindjen civile. Por komisariatet e policisë Lushnje, Vore, Elbasan dhe Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë mbi 60 persona.

Mes tyre 34 deputetë akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia ka paditur edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Në listën e të proceduarve nuk mungojnë as kryebashkiakët e djathtë Voltana Ademi dhe Bashkim Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të enjten e kaluar opozita doli në rrugë për të protestuar ndaj arrestimit te 23 qytetarëve në Rrugën e Kombit që kundërshtuan taksën 5 euro por dhe hyrjen në fuqi të taksave të reja si ajo e pronës apo TVSH për biznesin e vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?