FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat rikthehen të martën, Basha: Rama, liro 11 pengjet (VIDEO)

Në një prononcim për mediat, pas mbledhje së frontit opozitar, Lulzim Basha i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama, me thirrjen për të liruar protestuesit e Kukësit. “Akti i sotëm ka bashkuar shqiptarët në një qëndresë dhe mosbindje qytetare kundër padrejtësisë dhe grabitjes”, thotë Basha. Gjithashtu, Basha deklaroi se protestat do të vijojnë të martën në respekt të Pashkëve ortodokse.

Duke interpretuar deklaratën e Edi Ramës në Kuvend, Lulzim Basha kërkoi vëmendje, pasi…“Edi Rama nuk është tërhequr, Edi Rama sot ka pranuar fajin dhe përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës”, shtoi ai.

Thirrja e Bashës për Kryeministrin është një. “Të anulojë menjëherë e përgjithmonë taksën korruptive të Rrugës së Kombit dhe të japë përgjejgësi ligjërisht dhe penalisht për terrorizimin e qytetarëve në mes të natës”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?