
Për Sali Berishën në protesat që kanë shpërthyer në pothuajse në mbarë Shqipërinë për një javë, është populli opozitar, por ka edhe bërryla socialistë aty që duan të prevalojnë.
“Unë e studioj protestën dhe aty në tërësi është populli opozitar, por ka edhe bërryla socialistë aty që duan të prevalojnë.
Për mua kjo nuk është se ka rëndësi sepse e mbështes kauzën. Ka klane socialiste aty që përleshen aty brenda.
Nuk kam të drejtë të ndërhyjë në përleshjen e tyre të brendshme, kam informacion. Unë mbështes kauzën e drejtë dhe popullin opozitar”.
