Protestuesi i revoltuar: Unë jam gati të jap jetën vetëm të rrëzohet qeveria
Disa nga protestuesit e sotëm janë shprehur të revoltuar për arsyet e pjesëmarrjes në protestë. Ata thonë se janë gati të bëjnë gjithçka vetëm që kryeministri të largohet nga qeveria. Protestuesit arsyetojnë që pjesëmarrja e tyre vjen prej kushteve të rënda ekonomike, por jo vetëm. Një prej tyre madje thotë që është gati të japë dhe jetën për familjen e tij, popullin dhe Berishën.
Më tej disa nga protestuesit e pyetur thanë:“Arsye më të madhe për të marr pjesë në protestë nuk ka, një kryeministër qelbësirë, një tradhëtar i popullit, e çoi popullin në pikë të fundit dhe një ekip mbrapa atij, se ata janë skuadër qelbësirash dhe nga sot o kurrë unë kam mendimin që në drejtimin e Berishës do bëjmë diçka. Revolucion, unë jam gati ta them me shpirt vetëm të shpëtojë populli. Sot e sigurt, vetëm ta ngrejë Berisha gishtin. Unë e bëj për familjen, për popullin, po dhe për Berishën e bëj, se po të mos ishte Berisha ne morëm fund, ne shkuam atje te Rusët. Unë jam gati të jap jetën.”
“Arsyeja më kryesore e imja, personalisht është që po të mos ishte PD unë do isha në burg, prej të atit të Edvin kryehajdutit që kemi në pushtet që nuk po lë gjë pa bërë. Gjëja më e poshtër që kam parë në jetën time është ky korruptim galopant të arrijë që të kompromentojë, të japë taksat tona që të sjellë prapë komunzmin në Shqipëri. Arsyeja tjetër është se me këto arsimet që bën Erion Veliaj, nuk mund ta përballoj. Pa punë unë, gruaja, si mund ta përballoj. Nuk ka lidhje vula, PD si me vulë si pa të është e fortë. Në protestë unë po shkoj për të rrëzuar këtë qeveri. Personalisht unë jam për rrëmujat, unë e kam patur në spital atë dhe sheqerin e vidhte, po s’kishim forcë se kishte të atin. Do dilja i pari, do jepja jetën vetëm të qërohet ky hajdut.”
KOHA JONË SONDAZH

