Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protokolli/Bizneset duhet të kontrollojnë çdo ditë personelin për shenja të COVID

Politikë E hënë, 20 Prill 2020 15:26
Protokolli/Bizneset duhet të kontrollojnë çdo ditë personelin për shenja të COVID
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asgjë nuk do të jetë më si më parë kur të riktheheni në vendin e punës. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e masave higjeno sanitare COVID-19, niveli jeshil, për bizneset. Protokolli përcakton që administratori duhet të bëjë çdo ditë vlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19. Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar. Personeli ndërkohë duhet të mbajë gjithë kohën maska e doreza. Gjatë orës së ngrënies duhet të shmangen vendgrumbullimet, ndërsa ndalohen dhe kontaktet fizike të punonjësve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Masat e parashikuara janë:

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36
  • Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve me natyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.
  • Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.
  • Çdo punonjës/tregtar është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
  • Çdo punonjës/tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë përfaqësuesin e entit administrues të tregut. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.
  • Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar.
  • Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse. Dorezat ndërrohen çdo ditë.
  • Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maska ndërrohet çdo 3 ditë.

Maskat mund të jenë edhe prej cope dhe në këtë rast duhet të ndërrohen çdo ditë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë
  • Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.
  • Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60%.
  • Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues, shpërndarës etj. përfshirë përshëndetjet.
  • Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.
  • Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave si në ambientet e subjektit ashtu edhe në ambiente publike.
  • Punonjësit/tregtarët gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.
  • Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment.
  • Duhet të garantohet dhe respektohet në çdo moment distanca prej 2 metra midis klientit dhe personelit të punësuar.
  • Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.
  • Punonjësi/tregtari kur kthehet në banesën e tij heq maskën dhe dorezat dhe lan duart e fytyrën për 20 sekonda me ujë dhe sapun. Dorezat dhe maska sipas rastit hidhen në kosh të mbyllur.
  • Punonjësit duhet të nxjerrin rrobat dhe uniformat e tyre në diell dhe ajrim pasi kthehen në banesë. Rrobat dhe uniformat duhet të lahen çdo 2-3 ditë.
  • Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësi dezinfekton duart me higjenizues.
  • Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës.
  • Përdorimi i kondicionerit për ngrohje-ftohje të kryhet vetëm për 20 minuta në çdo 1 orë.
  • Subjekti duhet të vendosë shenjat përkatëse në formë rrethi të pritjes në rradhë jashtë ambienteve të tij.
  • Subjekti duhet të afishojë në një vend të dukshëm në fasadë mundësinë e blerjeve online, mundësinë e rezervimit të takimit online apo me telefon. Rekomandohet sa më shumë shërbimi delivery në adresë.
  • Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (ose plexiglass) klient shitës dhe shirit distance në banakun e arkës.
  • Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik shitës-klient.
  • Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, sidomos të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje.
  • Subjekti duhet të sigurojë ajrim sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Ky detyrim për subjektet si parfumeri apo gjatë të cilave prodhohen gazra duhet të kryhet 6 herë në ditë.
  • Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
  • Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.
  • Subjekti të afishojë të plotë protokollin jeshil sipas tekstit të miratuar.
  • Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Etiketat e lidhura

biznesiprotokolliqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 2 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 5 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 7 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 12 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.