PS e përjashtoi, Bushati anulon takimet në Kuvend

Përjashtimi i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për 10 ditë nga Kuvendit ka sjellë dhe anulimin e takimeve të tij në Kryesinë e Parlamentit.

Ditën e nesërme ishte planifikuar që Ministri Bushati të merrte pjesë në takimit me temë “Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut”. Aktiviteti organizohej në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Në njoftimin e Minsitrisë thuhej se në takim merrnin do merrte pjesë ministri Ditmir Bushati.

Por deputetët e PS vendosën të përjashtojnë për 10 ditët ministrin, për shkak të ujit që hodhi ndaj deputetëve të opozitës. Vetë deputetët e opozitës votuan kundër përjashtimit të ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, pas përjashtimit ministri ka anuluar takimin dhe si përfaqësues i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë zv/ministria Artemisa Dralo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?