PS feston sot 31 vjetorin, LSI dërgon numrin dy në festën e Ramës

Me rastin e 31-vjetorit të ditëlindjes së Partisë Socialiste, në selinë rozë u organizua një pritje, ku të ftuar ishin shumë personazhe të politikës, jo vetëm të majtët, por kishte edhe nga opozita, ku ra në sy LSI e cila përfaqësohej nga numri dy i saj.

Aktiviteti u zhvillua në oborrin para selisë së PS.

Në njërën anë të selisë të ftuarit u priten nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, kryebashkiak si dhe deputetët Etjen Xhafaj dhe Blerina Gjylameti. Ndërkohë në një pjesë tjetër të selisë, ishin Bledi Klosi dhe Anila Denaj, të cilët bënin pritjen e atyre që hynin nga kjo anë e selisë.

Rreth orës 19:20 mbërriti në oborrin e selisë edhe kryesocialisti Edi Rama.

Fjalën e hapjes e mbajti Damian Gjiknuri që foli shkurt dhe qartë. Festa nuk u transmetua në facebook-un e kryeministrit.

Gramoz Ruçi, edhe pse tashmë i tërhequr nga politika aktive, ish-kryetari i parlamentit në mandatin e qeverisë Rama 2, është parë në ambientet e selisë rozë.

Mediat dhe gazetarët nuk do të jenë pjesë, ndërsa është vendosur një perimetër i gjerë sigurie pranë selisë është rrethuar duke mos lejuar kalimin pranë.

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë marrë pjesë në festen e Partisë Socialiste. Dy përfaqësuesit e LSI-së i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatorëve për të marrë pjesë në festë.

SHKARKO APP