Pse urrehen politikanët? Manjani: Ja 12 arsye të forta….
Mëngjesin e sotëm, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur me një analizë pikante, në të cilin rradhit 12 fakte pse shqiptarët nuk besojnë te politika. Ai e nis me rilindjen, për të cilin shkruan se kush nuk është me Rilindjen ose me Soros, quhet rus ose islamist ekstrem. Nga ana tjetër, thotë se emri Donald jo gjithnjë është pozitiv. ”Donaldi “i mirë” është Ai që kap peshq. Donaldi që vetëm ha peshk, shpallet “turp i njerëzimit”. Donaldët e tjerë thjesht hanë përshesh”,-shkruan Manjani.
12 arsyet sipas Manjanit pse politika urrehet nga shqiptarët
Në Shqipërinë politike, të rilindur, ndodh që:
1. Amerikën ta njohim si Soros dhe anti Soros.
2. Politika këtu ndahet në forcat Rilindase pro Soros dhe në Frontin e së Keqes anti Soros!
3. Kush nuk është me Rilindjen dhe Sorosin, quhet Rus ose islamist ekstrem!
3. Emri Donald jo gjithnjë është pozitiv. Donaldi “i mirë” është Ai që kap peshq. Donaldi që vetëm ha peshk, shpallet “turp i njerëzimit”. Donaldët e tjerë thjesht hanë përshesh…
4. Bashkimi Europian përfytyrohet vetëm me kaçurrela mavi. Forcat e tjera të vendeve të veçanta janë “Euroskeptikë” që nuk duan “mrekullinë Sorosiste të Rilindjes”.
4. Europa politike na prezantohet si miq të Taulant Ballës dhe të Lulzim Bashës.
6. Opozita, sa here shan qeverinë, del e paguar nga Rusia. Ndërsa qeveria që punon me paret e Rusëve quhet progresiste!
7. Korrupsion bën vetëm opozita, që ska gjë në dorë! Qeveria që i ka të gjitha, bën lobbing! Vilat e qeveritarëve janë me para djerse. Të opozitarëve me korrupsion!
8. E drejtë quhet vetëm ajo që thotë e vendos qeveria. Kush e ka mirë me të, kap ndonjë gjë… Të tjerët i pret burgu!
9. Askush nuk guxon të bëjë cfarë bën qeveria! Pra, nëse dikush do të bëjë të njëjtën vilë si, fjala vjen ajo që ka ndërtuar Kryeministri, ta sekuestron shteti dhe e kthen në depo uji!
10. Pronari nuk ka pronë, por vetëm letra që mund të këmbehen me letra pa vlere.
11. E ardhmja e shoqërisë do jenë LGBT!
12. Lajmet më të besueshme janë ato që dalin nga portale me emrin “mother…” plus një fjalë tjetër , çfarëdo qoftë
Çfarë perversiteti!!!
E thonë pastaj: pse urrehet politika!
Ja përse!
KOHA JONË SONDAZH

