Publikohet emri i kandidatit të opozitës për bashkinë e Himarës

Opozita ka zgjedhur kandidatin e saj me të cilin do të garojë për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 4 Gushtit.

Mediat bëjnë me dije se kandidati i opozitës do të jetë Petro Gjikuria një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht, ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.

Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar sipas burimeve kandidat do të jetë Petro Gjikuria.

Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Deri më tani emri i Petro Belerit, djalit të tij ishte më i lakuari si kandidat i mundshëm.

SHKARKO APP