Qemal Stafa e “hëngri” nga Enveri/ Tahiri: Ai nuk e dinte nga i erdhi, unë të paktën e di

I  ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Llirë”, Arjan Çani i ka treguar ish-ministrit të Brendshëm një video të vitit 2012 kur kishte “parashikuar” se Saimir Tahiri do ta “hante” nga Edi Rama, njëjtë si Qemal Stafën e “hëngri” nga Enver Hoxha.

“16 nëntor 2012: E ha Saimiri, historia me Enver Hoxhën dhe Qemal Stafën përsëritet”, ishte parashikimi i thënë prej Çanit.

“Ti thua se e hëngri nga Enveri, por unë i qëndroj rastit zyrtar. Qemali nuk e paska ditur, unë të paktën e di”, u shpreh Tahiri duke hedhur poshtë që kryeministri, me të cilin “janë rritur në një diell”, mund t’i bëjë diçka të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush ia futi Tahirit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë.

Tahiri ka folur dhe për personat, që mund të kenë ndikuar në fillimin e hetimeve ndaj tij. Ai thotë se ka ca njërës që nuk do tu thuash kurrë armiq.

007f2ba0-240f-41b4-88cd-8fa9d1764c07

Pjesë nga intervista

Do vazhdosh të shkosh në Parlament?

Sa herë që do kem diçka për të thënë.

A ke një emër një idendikit, kush ta ka futur?

Unë mendoj se kjo histori është bërë më e vështirë se çfarë ishte. Unë jam tipi që i bie pak më shkurt gjërave. Politikë do që ca njerëzve mos tu thuash kurrë armiq, por unë se kam këtë model. Nuk e kam quajtur të udhës që jetën time ta ndërtoj me ta. Cilado qoftë kjo kosto, unë jam që i dal përball gjërave. Sigurisht ku lloj raporti ka ndikuar kur kam qenë ministër

A je kurioz që ta dish kush ta ka futur?

Sigurisht që jam kurioz, por jam i qetë se dita kur të përballe me të do vij.

Kur thua ka ca njerëz, ti i di me emra?

Kjo histori është.. Unë e kam shume të thjeshtë bastin tim, unë jam përball me çështjen, dhe unë do i shkoj deri në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?