Qeveria insiston: Burgu, ndryshimet në Kodin Penal të nevojshme
Ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë deri në burgosjen e biznesmenëve në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë të nevojshme.
Ky është qëndrimi më i fundit i qeverisë rreth një nisme të tillë, pohuar përmes një deklarate të vetë ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Ku sipas saj, ndryshimet e mësipërme patjetër që do të marrin më shumë se 84 vota në parlament.
“Do t’i bindim partnerët tanë që ta votojnë Kodin. Janë gjithë mundësitë për të votuar kodin në Kuvend. Qeveria është e vendosur te ecë përpara me Kodin Penal. Do kemi dhe më shumë se 84 vota. Qëndrime kundër ka kur qeveria bën reforma të tilla”, deklaroi saktësisht Felaj.
Pohim ky që mbërrin pikërisht një ditë pasi kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi bëri publik qëndrimin e partisë së tij kundër këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat çojnë në burg sipërmarrësit në rast të shkeljeve të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

