FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria insiston: Burgu, ndryshimet në Kodin Penal të nevojshme

 

Ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë deri në burgosjen e biznesmenëve në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë të nevojshme.

Ky është qëndrimi më i fundit i qeverisë rreth një nisme të tillë, pohuar përmes një deklarate të vetë ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Ku sipas saj, ndryshimet e mësipërme patjetër që do të marrin më shumë se 84 vota në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do t’i bindim partnerët tanë që ta votojnë Kodin. Janë gjithë mundësitë për të votuar kodin në Kuvend. Qeveria është e vendosur te ecë përpara me Kodin Penal. Do kemi dhe më shumë se 84 vota. Qëndrime kundër ka kur qeveria bën reforma të tilla”,­ deklaroi saktësisht Felaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pohim ky që mbërrin pikërisht një ditë pasi kreu i PDIU­-së, Shpëtim Idrizi bëri publik qëndrimin e partisë së tij kundër këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat çojnë në burg sipërmarrësit në rast të shkeljeve të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?