Qeveria jep 1.6 miliardë lekë për viktimat e 21 Janarit

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të akordojë një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme që kap vlerën e 1.6 mld lekëve të vjetra, të cilat do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit.

Sipas kësaj VKM-je, paratë i akordohen Gardës së Republikës, e cila është e paditura nga familjarët e viktimave të 21 Janarit dhe që do të shlyejë detyrimet sipas vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

VENDIM PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME, NGA FONDI REZERVË I BUXHETIT TË SHTETIT, PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE QË RRJEDHIN NGA ZBATIMI I VENDIMEVE GJYQËSORE PËR VIKTIMAT E NGJARJES SË 21 JANARIT 2011

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

Swiss Digital Mobile Reklama

VENDOSI:
1. Ministrisë së Punëve të Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, i shtohet fondi prej 160 011 479 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, akordohet për Gardën e Republikës së Shqipërisë, për shlyerjen e detyrimeve sipas vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?