FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria ka rënë, ikën LSI nga parlamenti

 

 

Sot doli hapur gjithçka mes Ramës dhe Metës. Ato që janë përfolur prej kohësh për ftohje të Metës me Ramën, duket se u panë haptazi edhe në seancën e sotme në Kuvend.Sot kur po fliste kryeministri Rama, në sallë nuk ishte asnjë përfaqësues i LSI-së, as deputetë e as ministra, madje as Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet përse ky bojkot i LSI-së ndaj Ramës dhe çfarë pritet më pas. Për mungesën e LSI-së, kryeministrin Rama e thumboi edhe Jozefina Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kryeparlamentarja i kërkoi që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi e ka humbur legjitimitetin, madje nuk ka më as mbështetjen e LSI-së. “Zoti Rama je në vitin e tretë të qeverisjes, por stërzgjatja e tij që s’ka asnjë lidhje me Parlamentin ngjason me një të folur në kabare, sot kryetari i Parlamentit, ministrat e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e një milion shuplakave, sot qeveria ka rënë. Ky është thelbi i zgjatjes në sulme, mashtrime, kërcënime që i bën opozitës. Kur s’ke më vota, është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Topalli.

Por rasti i sotëm nuk është i vetmi, që LSI s'i qëndron koalicionit më PS-në. Mjafton të kujtojmë rastet e zgjedhjeve në këshillat e pushtetit vendor, ku në shumë herë partia e Metës bashkonte votat me PD-në.

Duket se diçka e rëndë po ndodh mes Ramës dhe Metës. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?