Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon Ilir Meta

Pas vendimit të qeverise për mos futjen ne fuqi te fashes 800 kwh, kreu i Partise se Lirise Ilir Meta ne nje konference per mediat tha se ky vendim “i marrë, i shpallur, i zhbërë tregon dhe një herë që nuk ekziston shteti i së drejtës”.

“Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe antinjerëzor, por me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’jua shtuar 5-6 fish. Por kjo s’ka për të ndodhur, pasi qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisti që po ua nxin jetën qytetarëve të ndershëm. Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli bien çmimet”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?