Qytetarë nga Saranda e Dibra drejt Tiranës, i bashkohen thirrjes së opozitës për të protestuar

Sot në orën 12:00 do të mbahet protesta e njoftuar nga opozita. Qytetarë nga Saranda e Dibra janë nisur më herët drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës.

Nga selia e PD në Sarandë bëhet me dije se rreth 100 demokratë pritet t’i bashkohen protestës. Ndërkohë që nga Delvina numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e sotëm është 30.

Ndërkohë në katër bashkitë e qarkut Dibër qytetarët janë bërë bashkë për t’ju bashkuar tubimit. Protestuesit bëjnë me dije se janë nisur me makinat e tyre private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë shprehur kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar kryeministrin të korruptuar. Më tej kanë theksuar se ndjehen të lënë pas dore nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?