Radikalizmi mysliman? Rama: Analizë që duhet ta bëjë çdo buf i gjeopolitikës

Kryeministri, Edi Rama, nga konferenca për shtyp me gazetarët në Rinas, u ka thyer përgjigje kritikëve lidhur me intervistën e tij për Reuters. Aty Rama fliste për rrezikun e radikalizmit mysliman, dhe ndikimit rus nëse BE i kthen shpinën Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha për gazetarët se ai nuk po luan asnjë kartë me BE, por është një analizë që çdo buf që merret me gjeopolitikë duhet ta bëjë.

A ishin çështjet ekonomike pjesë e diskutimeve në Berlin dhe a u kërkua një reformë konkrete. Së dytim i referohem një interviste tuaj në Reuters, një kartë ndoshta e luajtur prej jush të radikalizmit mysliman dhe ndikimit rus nëse BE i kthen kurrizin Shqipërisë?

Nuk kam luajtur asnjë kartë, thjesht kam bërë një analizë që besoj nuk duhet asnjë shkencë e madhe për ta bërë dhe ma ha mendja që çdo buf që merret me gjeopolitikën nuk e ka aspak të vështirë që ta bëjë. Sa i përket pyetjes së parë, me kancelaren kemi pasur një seksion të veçantë të bisedës lidhur me zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe sigurisht edhe mbi mundësitë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral edhe në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?