Rama, batuta e ironi me Jorida Tabakun: E kuptoj që “Big Brother” ka krijuar një audiencë…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta e ironi dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve.
Jorida Tabaku e ka pyetur Ramën për lidhjet e deputeti Alqi Bllako dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me inceneratorët dhe përfituesit e kësaj afere.
Rama nuk ka preferuar të japë asnjë përgjigje për këtë çështje, duke i thënë Tabakut se po shkel ligjin, pasi nuk ka asgjë të faktuar, por i ka të gjitha opinione.
Pjesë nga diskutimi
Tabaku: A është Alqi Bllako që përmes babait të tij ka përfituar 150 mijë dollarë, një pronar përfitues për këtë koncesion?
Rama: Sapo shkelët përsëri ligjin. Ju keni krijuar një opinion, mbajeni për vete dhe shkruajnë në opinion. Faktet janë që të ballafaqojmë bazuar në dokumente dhe jo në opinione. Nuk shoh asnjë lidhje mes pyetjeve dhe rolit që kam ardhur këtu.
Tabaku: Zoti kryeministër, zoti dëshmitar, zoti Rama, a është Arben Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit e inceneratorëve?
Rama: Unë e kuptoj që Big Brother ka krijuar një audiencë, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat e Kryeministrit. Meqë ju mu drejtuar si kryeminister, si Rama dhe si deshmitar, po ju them:
Si Kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë tuaja.
Si dëshmitar mendoj se po shkelni ligjin.
Si zoti Rama ju them se jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë pantallona e shkurtra në kohë dimri, se çfarë bëjnë të tjerët kam refuzuar të jap llogari.
KOHA JONË SONDAZH

