Rama, batuta me Abazoviçin: Keni rroga më të larta, nuk shkon që t’jua paguajë Shqipëria urën!

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, foli për projektin e ndërtimit të urës mbi Bunë, duke thënë se kjo urë do ta shkurtojë distancën mes Ulqinit dhe Velipojës, në 300 metra.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu edhe batutat duke thënë se Mali i Zi ka rroga më të larta se vendi jonë, dhe se nuk shkon që ta paguajë Shqipëria ndërtimin e saj.

Ndërtimi i urës mbi Bunë do ta kthejë distancës mes dy vendeve në 300 metra. Kjo është një marrëveshje jetësimi mbi projektin e zbatimit realizuar nga FSHZH. Projektin e kemi realizuar me fonde tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën se siç i thashë dhe Dritanit. Këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta, dhe nuk shkon t’jua paguajë Shqipëria dhe urën”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?