FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Bushati reagoi instinktivisht, ata krenar për shëmtitë e tyre

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Europës, Ditmir Bushati ishte mes 7 deputetëve të përjashtuar me 10 ditë pas dhunës së ditës së sotme në Kuvend.

Për këtë përjashtim të ministrit Bushati ka reaguar në facebook edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri shkruan se Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi!

Rama thotë më tej se ai kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua.

“Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?