Rama debaton “SY m’SY” me një komentues për Kuvendin Rinor dhe investimet në Theth
Aktualitet Politikë E Diel, 2 Shkurt 2025 12:54

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas Kuvendit Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, në Pallatin e Kongreseve, ku u shpreh se vota për Partinë Socialiste është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin, ka sqaruar apo ka replikuar “SY m’SY” me një nga komentuesit e shumtë të një publikimi që ai ka bërë në mediat sociale.