Rama dhe Abazoviç nisen drejt Ukrainës (Fotolajm)
Kryeministri Edi Rama niset drejt Ukrainës. Këtë vizitë, me ftesë të Presidentit Zelensky, Rama do ta bëjë së bashku me homologun nga Mali i Zi, kryeministrin shqiptar Dritan Abazoviç. Në postimine tij në facebook, Rama ka treguar momentet para nisjes së avionit ”Air Albania”, ku edhe shkruan ”Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Edi Ramës në Ukrainë, pasi ai ishte në janar të vitit 2020 në Kiev, kur Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-së.