FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama drejt zyrës së Metës, detyrohet të ndryshojë derën

Kryeministri Rama ka vijuar takimet e përjavshme me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Në orët e para të ditës, Rama është parë të shkojë në Kryesinë e Kuvendit, por jo nga dera që hyn gjithmonë, përballë vilës qeveritare.

Kjo për shkak se shoqata e importuesve të mbetjeve po zhvillonte një protestë për miratimin sa më shpejt të ligjit që është në Kuvend.

Rama është parë të hynte nga dera që është përballë zyrës së tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Takimi i tyre vjen vetëm një ditë pasi kreu i Qeverisë vlerësoi publikisht rolin e Ilir Metës dhe partisë së tij në miratimin e reformave në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?