Rama e ka me mediat për plehrat: Mos dëgjoni sharlatanët. Nuk ka rrezik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ligjin e importit të mbetjeve urbane në Shqipëri, i miratuar të enjten në Kuvend, mes protestave të Shoqërisë Civile. Nga faqja e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë sqaron se nuk i ka tradhtuar shqiptarët, pasi ligji i ri i miratuar nga mazhoranca ndalon importin e plehrave të rrezikshme, si ato për djegie dhe groposje.  Rama thekson se njerëzit po i manipulojnë sharlatanë të politikës, për t’i përdorur kundër qeverisë. Rama kritikon dhe mediat që janë kundër importit të mbetjeve.

Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanët politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t’u fusë frikën dhe t’i përdorë kundër qeverisë! Ne nuk i kemi tradhtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhtuar kur kaluam ligjin e ri që s’ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri; nuk do t’i tradhtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë!“, shkruan Rama.

Reagimi i plotë i Kryeministrit:
“Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanët politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t’u fusë frikën dhe t’i përdorë kundër qeverisë! Ne nuk i kemi tradhtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhtuar kur kaluam ligjin e ri që s’ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri; nuk do t’i tradhtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i ri është vetëm normalizimi i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazheve, shisheve plastike, kanaçeve të aluminit apo material bio për ngrohje (pelet).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishim vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj dhe sot jemi thjesht një vend si të tjerët, në rajonin tonë apo në Bashkimin Europian”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?