FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama e nis ditën me çeljen e aerodromit në Gjirokastër pas 30 vitesh: Hapësirë për turizmin e zonës

“Me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë”,-kështu e ka nisur ditën kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes këtij postimi në facebook, ku ka treguar këtë pjesë të veçantë të qytet të gurtë.

Spektakli i parë u dhurua nga 4 aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova, që në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare dhanë spektakël mbi qiellin e kaltër.

Riaktivizimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë nga bashkia e qytetit, çka synon kthimin e kësaj piste një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës “365 ditë turizëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?