Rama: Edhe mund të mos prekemi nga kriza e refugjatëve
“Shqipëria ka gjasa të mos preket nga fluksi i refugjatëve sirianë. E deklaroi kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare të mesditës së sotme duke folur për samitin që u zhvillua në Bruksel, ku u kërkua disponibilitet nga vendet e rajonit tonë për emigrantët
“Shqipëria nuk është e prekur dhe gjasat janë të mos preket, pavarësiht se ekziston një skenar i UNHCR-së që fluksi mund të ngecë në Ballkan, kjo mund ta bëjë më të pranishme. Shqipëria është e gatshme të përfshihet në të gjithë programin e BE-së dhe në një projekt të qartë që epiqendrën e vet ka Gjermaninë dhe Austrinë”, shtoi më tej Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se refugjatët nuk pranojnë të qëndrojnë në vendet e pritjes ata duhet të regjistrohen e rishpërndahen për të vijuar drejt Evropes Perëndimore.
“Sfida e krizës së emigrantëve duhet adresuar në Turqi", sqaroi tha Rama; duke shtuar se BE-ja të zhvillojë negociata politike, jo vetëm financiare me Turqinë.
KOHA JONË SONDAZH

