FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Fitorja në Kolonjë, mesazh i qartë që PD-ja ta lexojë me vëmendje

Pas statusit në facebook mbi fitoren e kandidatit të maxhorancës në zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë, në reagimin e parë për mediat, kryeministri Edi Rama ka falenderuar banorët e këtij qyteti që i dhanë sipas tij së majtës një “besim të madh”.

“Është e rëndësishme të fitosh, por mbi të gjitha është e rëndësishme të kuptosh se fitorja me përmasa të tilla kthehet në një borxh që ne do të bëjmë çmos që t’ua shpërblejmë qytetarëve me më shumë vëmendje, investime dhe bashkëpunim për ta çuar deri në fund projektin e Rilindjes”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se, “zgjedhjet e djeshme ishin një tjetër mesazh shumë i qartë, i fortë dhe lehtësisht i kuptueshëm për të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pavarësisht se kam shpresë që PD ta lexojë këtë mesazh si një detyrim për të reflektuar mbi rolin e saj, sepse ka 3 vjet e kusur që e ka lënë detyrën e saj të opozitës”, ka shtuar Rama, duke dalë nga selia e Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?