Rama flet nga Berati: Ke mik ministrin, gjithë qeverinë e ke në xhep

Opozita është gati për nisjen e protestës, e ndërkohë kryeministri Rama ka folur sot nga Berati, duke i mëshuar mekanizmit të funksionimit të portalit “shqipëriaqëdua”, për një ankesë që merr përgjigje për 10 ditë.

“Nuk ka nevojë të fusni mik, sepse me këtë mekanizëm keni mik ministrin, çdo ankesë i shkon direkt atij, për të mos vazhduar gjej nje mik, fut dorën në xhep gjej lekë, por për ta vënë administratën se cdo kush që i vjen përballë për të kërkuar një të drejtë mund të jetë personi që e heq nga puna”- u shpreh Rama.

Sipas tij, me këtë mekanizëm e keni gjithë qeverinë në xhep. “Aty e keni për tre minuta në kompjuter, merrni zgjidhni për ankesat tuaja”- tha  më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Praninë e tij në Berat, Rama e njoftoi që dje. Me anë të rrjetin social Facebook ka ironizuar këtë protestë dhe e ka quajtur antikombëtare, por duket se e ka marrë seriozisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?