Rama, ftesë Bashës: Tur lobimi të përbashkët në BE për çeljen e negociatave

Në konferencën e përbashkët me homologun belg Charles Michel, kryeministri Edi Rama u pyet nëse është i gatshëm që bashkë me kreun e opozitës, Lulzim Basha të ndërmerrte një tur në kancelaritë evropiane lidhur me hapjen e negociatave.

“Pyetja s’ka nevojë për përgjigje, do të ishte shumë e vlefshme po të ndodhte. Ju e dini që unë nuk flas në gjuhën e huaj për opozitën”, tha Rama.

Gadishmëria e Ramës për të udhëtuar me Bashën në takime me krerët e shteteve të BE-së, vjen pas akuzave të forta kundër opozitës, sipas të cilave ajo është e financuar nga Rusia dhe se po tenton të bllokojë integrimin duke lobuar në kancelaritë e huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?