Rama i kënaqur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti Meta, lavdëron edhe Bashën

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar me nota shumë pozitive, si asnjëherë tjetër, mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kryeministri shprehet se ka shkëmbyer mendime me kreun e shtetit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Rama. Rama shton se sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, sa në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, politika do të ishte shumë më ndryshe.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe”,– shkruan Rama në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Takimi i krerëve të shtetit u zhvillua nëpërmjet një video-konference dhe kishte në qendër të diskutimeve situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidenca njofton se çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës. Kryetari i Kuvendit Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?