“Rama ik! Fitore!” Basha pritet me entuziazëm e ovacione nga të rinjtë në Vaun e Dejës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është vitur gjithë entuziazëm e ovacione nga të rinjtë në Vaun e Dejës. Ai është pritur mes brohorimave, thirrjeve “Rama Ik” dhe “fitore”, teksa ka zbritur për të takuar qytetarët.
Në fjalën e tij para banorëve të Vaut të Dejës, Basha tha se pas 25 prillit, me qeverinë e re, do të shfuqizohet ligji aktual për arsimin e lartë, do të rriten pagat e mësuesve, por edhe do të zgjatet qëndrimi i orarit në shkollë, e kjo gjë do të aplikohet së pari në zonat rurale.
Gjithashtu, Basha theksoi keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama solli mbylljen e rreth 400 shkollave për shkak të neglizhencës dhe shpopullimit të vendit.
Ai tha se plani i Partisë Demokratike parashikon rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online.
KOHA JONË SONDAZH

