Rama ironizon opozitën: Shejtanët aty janë!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa mori pjesë në përurimin e dy godinave të reja në Qytetin Studenti.

Gjatë fjalës së tij para studentëve, kreu i qeverisë u shpreh se “shejtanët për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist. Por tani ndihemi të çliruar në sensin që shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq. Dhe në rastin më të mirë na motivojnë për të bërë punë të mira.”

SHKARKO APP