FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ”kërcënon” BE: Të hapen negociatat, ose vërshojnë azilantët

Pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me BE-në për Shqipërinë, shtypi gjerman u fokusua te shqetësimi i krimit dhe azilantëve shqiptarë në Gjermani. Për këtë frikë se Gjermania do të vë veton në qershor për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit, kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën gjermane ”Sueddeutsche Zeitung”.

Për çështjen e hapjes së negociatave, Rama ka thënë se beson që ka deputetë të cilët nuk e duan hapjen e negociatave për Shqipërinë, por sipas tij Angela Merkel është partizane e zgjerimit.

Përtej kësaj, kryeministri nuk heziton të lëshojë edhe një kërcënim për BE-në. Ai thotë se nëse nuk hapen negociatat do të rritet numri i atyre që largohen në kërkim të azilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen. Nëse hapim negociatat, ku do ishte një injeksion i fortë shprese dhe një perspektivë e qartë për të gjithë”,-thotë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Sueddeutsche Zeitung

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?