FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Marrëdhëniet me Erdogan nuk përbëjnë asnjë kërcënim

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News ka komentuar dhe kritikat që vijnë për raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Ilva Tare: A ka shqetësim të marrëdhënies tuaj me Erdoganin në Bruksel?

Edi Rama: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE matet me qëndrimet që kanë qenë 100% të linjëzuara me vendet e BE. Shpresoj dhe punoj të ketë shumë më tepër investime turke sesa ka. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim. Profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë  i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse të krishterët katolikë e ortodokët morën katedralet e tyre, myslimanët meritonin të kishin tempullin e tyre të barazvlefshëm, as më të madh dhe as më të vogël, dhe besoj se është bërë gjëja e duhur.

Sa i takon financimit profesori duhet ta dijë që është financim i dhënë nga komuniteti mysliman turk për komunitetin mysliman shqiptar. Dhe ky i fundit nuk varet nga qeveria, mjafton që financimi të mos jetë me prejardhje terroriste. 

Me keqardhje mund të them që këto janë brockulla

Më vjen për të vjedhë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit që flasin për shantazhim të Europës.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1312777165514069/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?