Rama: Materializuam 16 marrëveshje me Italinë, të lidhura me volum financimesh dhe projektesh

“Mbledhja e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, në ishte një ditë absolutisht e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë.”

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” të podkastit “Flasim”.

Rama tha se Shqipëria sot gjendet në një stad si kurrë më parë për sa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar falë mbledhjeve të përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, apo të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit strategjik me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja, të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm financimesh, projektesh dhe punësh të përbashkëta”, theksoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshjet e nënshkruara në Romë, në kuadër të kësaj mbledhjeje të përbashkët, synojnë të formalizojnë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë. Ato synojnë krijimin e një kornize të strukturuar për zbatimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?