Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit e qarqeve

Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Ky takim zhvillohet paraditen e sotme dhe vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.

Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit.

PS ka vendosur prioritet anëtarësimin, 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?