Rama me Mogherinin: Sforcot tona u vlerësuan
Pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, në komunikim me mediat Kryeministri Edi Rama dhe Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini.
”Kemi nevojë për miq të vërtetë dhe të mirë në Europë”,- u shpreh Rama duke e cilësuar rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si një hap historik për Shqipërinë.
Më tej shtoi se: ”Slogani i vetëm i yni ka qenë Europa. Ne emër të gjithë shqiptarëve e falenderoj me zemër Mogherinin për gjithçka ka bërë deri tani, duke na mbështetur në një rrugë aspak të lehtë. Falenderoj edhe Presidentin Juncket, si dhe komisionerin Hahn. Sforcot tona të ta jashtëzakonshme për vettingun, për të çrrënjosur kanabisin, për të luftuar korrupsion dhe për të reformuar asministratën publike, për të zgjeruar lirinë e shprehjes, janë vlerësuar pozitivisht. Por ky nuk është fundi i përpjekje, por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre edhe më të vështirë. Sot kemi një tjetër kapitull i gjithi për t’u shkruar. Sistemi i drejtësisë duhet të shkojë me tutje”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

