FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Memoriali Spital Solar, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë edhe në shërbimin spitalor synon rritjen e sigurisë energjetike. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga Spitali Memorial në Fier, ku po kryhet një investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme.

”Memoriali Spital Solar, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Panelet diellore, me një prodhim vjetor prej 180 MWh, do të sigurojnë kursimin e energjisë elektrike deri në 25%”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë shton edhe se diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë, edhe në shërbimin spitalor, rrit sigurinë energjetike, drejt objektivit për ta bërë shërbimin shëndetësor përdorues të energjisë solare.

Energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë, ndërkohë që diversifikimi i burimeve energjetike është shpallur prioritet me synimin që vendi të arrijë sovranitetin në këtë sektor e të jetë eksportues neto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?