FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Britani të Madhe, pasdite takim me kryeministrin Rishi Sunak

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe, ku ka nisur një vizitë zyrtare disaditore.

Gjatë kësaj vizite, Rama do të takohet me homologun e tij britanik, Rishi Sunak. Ky takim është programuar pasditen e sotme. Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohen mes tyre do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Kreu i qeverisë do të nistë takimet që prej paradites së sotme. Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër, me përfaqësues të biznesit. Rreth orës 12, kryeministri do të zhvillojë një takim me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Takimi me homologun Sunak do të mbahet rreth orës 16:00 dhe më pas pritet të ketë një deklaratë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?