Rama në episodi 1 të sezonit të 5-të të Podkastit “FLASIM”, me Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama ka rinisur podcastin “Flasim”, ku në fillim foli në lidhje me një strukturim ndryshe nga sa kemi parë më parë, që niste vetëm me intervistën, ndërsa tashmë do të përfshihen edhe lajmet më të rëndësishme të ditëve të fundit.

Rama foli për ministren “Diella” të cilën e quajti një histori suksesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time për një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën.
Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta.
Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë Tiranë, është në këtë rrëfim e ftuara e parë e kryeministrit Edi Rama, në sezonin e 5-të të podkastit “Flasim”.
Ajo e nisi të tregojë për veten, për familjen, prindërit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?