“Rama” në Kushtetuese, Paloka kërkon rishqyrtimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

 

 

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka dorëzuar sot në gjykatën Kushtetuese çështjen “Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij Gjykata e Lartë ka dhënë një vendim të cunguar në çështjen midis tij dhe Kryeministrit.Paloka u padit nga Rama për shpifje në lidhje me akuzat e bërë në adresë të tij për përdorim droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 5 qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë dënoi me nga 200.000 lekë gjobë deputetët Ristani dhe Paloka për shpifje ndaj Kryeministrit.

Paloka: Shpresoj që gjykata Kushtetuese të marrë parasysh faktin që në Gjykatën e Lartë si minimum ne nuk na u pranuan provat sepse ju jeni dëshmitarë që ne paraqitëm disa kërkesa para Gjykatës së Lartë dhe prova për të vërtetuar denoncimet dhe akuzat që unë në emër të PD kisha bërë ndaj kryeministrit Rama.Asnjë nga ato prova nuk na u pranuan dhe nuk e di se çfarë vendimi mund të merrte Gjykata e Lartë kur nuk na pranoi as provat. Duket qartë që ka pasur një vendim të detyruar të asaj gjykate dhe kjo është një sirenë e fortë alarmi jo vetëm për drejtësinë shqiptare, por të gjithë qytetarët shqiptarë.Një drejtësi e vënë nën thundrën e Ramës nuk mund të jetë kurrë drejtësi.

I qëndroni ende deklaratave të bëra?

Paloka: Absolutisht i qëndroj çdo deklarate dhe besoj që nga dita në ditë deklaratat që ne kemi bërë vetëm sa përforcohen dhe vetëm sa vërtetohen. Kjo qeveri është absolutisht e lidhur me krimin dhe kreu i kësaj qeverie është Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?