FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në ”universin” ku flitet veç anglisht

Kryeministri Edi Rama, i qetë nga gjyqi ndaj 23 protestuesve, në axhendën politike kishte të shënuar pjesëmarrjen në konferencën e përbashkët me kreun e PES (Partitë eurosocialiste), Sergei Stanishev, ku preferoi të shmangte çdo koment lidhur me aktualitetin.

Ai tha se në prani të anglishtfolësve nuk preferon që të flasë për opozitën. Rama përmendi të njëjtin togfjalësh për disa herë. Në këtë mënyrë Rama iu përgjigj dhe pyetjeve të tjera, që kishin të bënin me akuzat e Lulzim Bashës për uzurpimin e shtetit dhe Edi Palokës për komisionin hetimor për çështjen Tahiri.

“Nuk i përgjigjem opozitës. Ka qenë dhe mbetet zgjidhja që duhet e do t’i japim atyre që janë subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që do vlejë, un as kur flas anglisht as kur jam me ata që kuptojnë vetëm anglisht, nuk flas për opozitën e vendit. Jemi shumë të fokusuar tek momenti i çeljes së negociatave, por nuk harrojmë se ky proces i përafrimit të mëtejshme me BE ka dhe një anë tjetër të medaljes që BE të mbajë fjalën dhe të lejojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Jam i sigurtë që presidenti i PES, do të shtonte me qëndrimin e tij publik një element të rëndësishëm”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?