Rama në zyrat e ISSH në Durrës: Shmangen radhët e gjata, u eliminuan çerek milioni vajtje-ardhje

Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e ISSH në Durrës ku u informua se institucioni në tërësi ka 104 mijë e 610 aplikime.

Me kalimin e 53 shërbimeve të ISHSH nga zyrat në online, sipas Ramës është bërë e mundur që të eleminohen radhët në sportele si dhe të eleminohen gati çerek milioni vajtje-ardhje.

Po ashtu ai premton se deri në fund të vitit 92% e shërbimeve që duhet të marrin qytetarët në institucionet shtetërore publike do të merren online pa lëvizur nga shtëpia.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA EDI RAMA

Swiss Digital Mobile Reklama

#RevolucioniDigjital2020

Durrës – Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.

Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit #RevolucioniDigjital e deri në gusht, përmes e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje – ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.

POR PO TË KEMI PARASYSH QË PËR NJË DOKUMENT DUHESHIN MESATARISHT 10 VËRTETIME NGA ZYRA TË TJERA, VAJTJE-ARDHJET E ELIMINURA JANË AFRO 2.5 MILIONË!!!

Ulja e numrit të vajtje – ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota!

NË FUND TË VITIT 92% E SHËRBIMEVE DO TË MUND TË MERREN PA LËVIZUR NGA SHTËPIA!!!

13,173 kërkesa për dokumentacionet e nevojshme janë siguruar nga ISSH-së në dobi të qytetarëve përmes e-Albania; mundësia është për shumë më tepër, prandaj drejtohuni tek e-albania.al , nga shtëpia, smartfoni juaj ose kompjuteri më i afërt. Kurseni kohë, merrni shërbimin pa kontakt fizik me administratën

ISSH ofron online 53 shërbime

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?